Leichte SpracheDeutschEnglishTürkçeShqiptarArabischKurdî

Ç’është konsultimi online?

Ndoshta ti e njeh këtë: Ti ke probleme të mëdha në shtëpi apo në shkollë, ti shahesh për shkak të ngjyrës tjetër të lëkurës, apo ti ke përjetuar dhunë dhe ndonjëherë ti mendon‚ a mos jam e çmëndur?’. Ti do të kishe vërtetë dëshirë të madhe të flisje lidhur me këto, mirëpo (momentalisht) nuk kuptohesh aspak me prindët e tu. Edhe me shoqen tënde më të mirë nuk kuptohesh dot më. Ndoshta ekziston edhe diçka, që ti në asnjë mënyrë nuk mund të rrëfehesh tek dikush tjetër për atë që të mundon shpesh.

Në rast se ti ndjehesh e vetmuar, dhe që nuk ke asnjë person, me qëllim për të sqaruar problemet e tua, atëherë ti për këtë mund t’i drejtohesh zyrës së konsultimit. Por ndonjëherë një telefonatë mund të bëhet një pengesë e shumë madhe.

Ti nuk ke besim të telefonosh aty, mbasi këtë nuk e ke bërë ndonjëherë, mbasi ti nuk e di me saktësi, se çfarë duhet të thuash dhe për ty është tepër e vështirë, që të bisedosh me një person të vetëm lidhur me të gjitha këto.

Pikërisht atëherë do të ishte ndoshta për ty ndihmë, nëse ti na shkruan neve! Përparësia qëndron në faktin, që ti të paktën njëherë mund të shkruash atë që ke në shpirt dhe ti mund të vendosësh vetë, se kur dëshiron të na shkruash! Përmes hyrjes së mbrojtur të portalit të konsultimit (SSL-të shifruar) ti duhet të besosh, se çdo gjë që shkruan ti do të trajtohet në mënyrë diskrete, kërkush nuk do të mësojë, që ti na ke shkruar neve dhe se çfarë na ke shkruar neve.

Por që konsulta të zhvillohet në mënyrë diskrete, pra e mbrojtur, ty të duhet një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim. Përmes këtyre ti mund të hysh përherë aty dhe të lexosh përgjigjet, që ne të kemi shkruar. E rëndësishme është, që ti të ruash fjalëkalimin tënd, ti nuk duhet ta lësh të regjistrohet automatikisht, dhe të mos ja japësh atë asnjë personi tjetër!

Ne mundohemi, që çdo pyetjeje t’i kthejmë përgjigje brënda 2 apo 3 ditësh. Në raste të veçanta mund të zgjasë edhe më shumë, lexo për këtë me kujdes edhe kushtet e përdorimit! 

… edhe një informacion i rëndësishëm:

Kur njerëzit nuk shohin ndonjë rrugëzgjidhje, dhe që jeta u duket e padurueshme, ndonjëherë mendojnë edhe për vdekjen. Ata përfytyrojnë, se më mirë është të vdesin, në rast se nuk dëshirojnë apo nuk munden më të durojnë poshtërimet, zhgënjimet apo konfliktet. Në të vërtetë aty nuk bëhet fjalë, që ata t’i japin fund jetës, por t’i japin fund asaj, që nuk mund të përballohet dot më.

Ndoshta edhe tek ti ndodh një gjë e tillë. Ndoshta edhe ti mendon, se jeta për ty është pa kuptim, dhe që ajo duhet të marrë fund. Sigurisht edhe këtë ti mund të na e shkruash. Ne do të të të marrim seriozisht dhe do të të ndihmojmë për të gjetur mënyrën, me qëllim që ti të  ndjehesh përsëri mirë. Në rast se ti na paralajmëron hapur, se ke qëllime vetvrasje, atëherë në mbrojtjen tënde dhe tonën ne do të reagojmë për këtë. Kjo do të thotë, që ne për ty do të organizojmë një ndihmë. Sigurisht që ne nuk dëshirojmë, që ti t’i japësh fund jetës!

E njëjta gjë do të jetë, edhe në rastin kur ti do të na shkruash, që për shembull ti ke planifikuar një gjakderdhje.