Leichte SpracheDeutschEnglishTürkçeShqiptarArabischKurdî

Kushte përdorimi

Kushte përdorimi

Konsultimi ndërkulturor online i Mädchenhaus Bielefeld e.V. (institucion bamirësie në Bielefeld në mbrojte të vajzave - shoqatë e regjistruar) është një ofertë për vajzat dhe gratë e reja ndërmjet moshave 12 dhe 21.

 

Konsultimi është:

  • Ndërkulturor- ne jemi aty për të gjitha vajzat dhe gratë e reja mbi moshën 12-vjeçare, të çdo lloj nacionaliteti dhe përkatësie fetare
  • Partiak - ne qëndrojmë në anën tënde dhe përfaqësojmë interesat e tua
  • Anonim dhe në fshehtësi - ti nuk duhet të përmendësh tek ne emrin dhe adresën tënde
  • Pa pagesë - ty nuk do të vijë asnjë faturë

Në konsultimin ndërkulturor online punojnë vetëm gra, të cilat vinë nga rrethet e ndryshme kulturore. Ne flasim gjermanisht, anglisht dhe turqisht.

 

A. Hyrja në konsultimin online

 

Për hyrjen në konsultimin online nuk duhet të jepen të dhëna personale. Do të nevojitet thjeshtë një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim i zgjedhur, me të cilat ti do të mund të identifikohesh në portalin e konsultimit dhe që më pas të mund të lexosh përgjigjen tonë lidhur me njoftimin tënd. Ruaje të siguruar emrin tënd përdorues dhe fjalëkalimin, në mënyrë që të mos identifikohet dikush tjetër me emrin tënd!

 

Ti mund të hysh ditë e natë dhe të na shkruash ndonjë e-mail. Ne do të përpiqemi që pyetjeve t’u kthejmë sa më shpejt përgjigje, dhe ti do të marrësh përgjigje nga ne jo më vonë se ditën e tretë, mbasi ti të na kesh shkruar! Por nëse ti ne na shkruan të premteve apo në fund jave, atëherë mund të ndodhë, që përgjigjen ta marrësh të martën apo të mërkurën, mbasi ne nuk punojmë në fundjave.

 

Në rast se ti ne na shkruan në gjermanisht, anglisht, apo turqisht, ne mund t’i përgjigjemi direkt e-mail-it tënd. Pyetjet, të cilat na vinë në shqip, në gjuhën kurde apo rusisht, ne ia lëmë përkthyesve për t’i përkthyer. Prandaj kalon një kohë më e gjatë, deri sa ti të marrësh një përgjigje nga ne. Por ti duhet të kesh besim, se me pyetjen tënde ne veprojmë absolutisht në fshehtësi!

 

Në rast se ti do të largohesh nga faqja e konsultimit, atëherë është e rëndësishme që ti të bësh daljen prej andej! Vetëm kështu mund të sigurohesh, që kërkush tjetër nuk do të ketë mundësi të ndërhyjnë në postën tënde elektronike!

 

B. Të dhënat e tua personale

Paraqitja e të dhënave të tua personale është me dëshirë.

Ne do të veprojmë në fshehtësi me të dhënat e tua.

Të dhënat e tua do të shfrytëzohen vetëm në lidhje me konsultimin.

 

C. Probleme

Në rast se ti nuk do të jesh dakort me konsultimin përkatës, apo në rast se mund të paraqiten probleme teknike, atëherë më shkruaj një e-mail në adresën: info@remove-this.beranet.de.

 

D. Kufijtë e konsultimit

Ti mund ta shfrytëzosh konsultimin online, me qëllim që të paktën një herë të kesh mundësi të shkruash ashtu siç e ndjen në shpirt. Ne do të shohin bashkë me ty, se si ti mund ta ndryshosh situatën tënde aktuale, dhe të të mbështesim për të gjetur mundësi të reja. Ne do të të ndihmojmë gjithashtu për të gjetur një zyrë konsultimi të përshtatshme për ty, afër vendbanimit tënd. Por konsultimi online nuk mund të zëvëndësojë dot asnjë terapi!

 

KUJDES: Në rast se ti në familje përjeton një situatë të rëndë dhune, ku ti apo dikush tjetër kërcënohet dhe keqtrajtohet rëndë, atëherë ti mund t’i telefonosh edhe policisë direkt.

  • Numër në rast emergjence për ndihmë të menjëhershme: 112

Në rast se ti gjëndesh në një krisë akute, atëherë mund t’i drejtohesh anonim dhe pa pagesë

  • „numrit kundër brengës’: 0800 - 111 0 333 (nga e hëna në të shtunë, nga ora 14.00 deri në orën 20.00)
  • ‚telefonit për asistencë shpirtërore’: 0800 – 111 0 111 (ditë e natë!)

 

Kur njerëzit nuk shohin ndonjë rrugëzgjidhje, dhe që jeta u duket e padurueshme, ndonjëherë mendojnë edhe për vdekjen. Ata përfytyrojnë, se më mirë është të vdesin, në rast se nuk dëshirojnë apo nuk munden më të durojnë poshtërimet, zhgënjimet apo konfliktet. Në të vërtetë aty nuk bëhet fjalë, që ata t’i japin fund jetës, por t’i japin fund asaj, që nuk mund të përballohet dot më.

 

Ndoshta edhe tek ti ndodh një gjë e tillë. Ndoshta edhe ti mendon, se jeta për ty është pa kuptim, dhe që ajo duhet të marrë fund. Sigurisht edhe këtë ti mund të na e shkruash. Ne do të të të marrim seriozisht dhe do të të ndihmojmë për të gjetur mënyrën, me qëllim që ti të ndjehesh përsëri mirë. Në rast se ti na paralajmëron hapur, se ke qëllime vetvrasje, atëherë në mbrojtjen tënde dhe tonën ne do të reagojmë për këtë. Kjo do të thotë, që ne për ty do të organizojmë një ndihmë. Sigurisht që ne nuk dëshirojmë, që ti t’i japësh fund jetës.

 

E njëjta gjë do të jetë, edhe në rastin kur ti do të na shkruash, që për shembull ti ke planifikuar një gjakderdhje.

 

E. Ndërhyrje e palejueshme në serverin e konsultimit

Në raste shkeljesh kundrejt kushteve të përdorimit dhe në raste ndërhyrjesh të palejueshme apo tentimit për ndërhyrje në serverin e konsultimit, ne ndërmarrin hapa ligjore dhe ngrejmë padi.

 

F. Ndryshime të kushteve të përdorimit

Ndryshimet aktuale të këtyre kushteve të përdorimit do të publikohen në faqen e këtij interneti.

 

Në rast se ti nuk je dakort me këto kushte të përdorimit, atëherë ti nuk duhet të shfrytëzosh konsultimin online!