Leichte SpracheDeutschEnglishTürkçeShqiptarArabischKurdî

Ekipi

Cuwana

Unë punoj per shume kohe te gjate si pedagoge sociale në Mädchenhaus Bielefeld (shtëpinë e vajzave në Bielefeld).
Pasi jam e lindur në Turqi dhe e rritur në Gjermani, unë i njoh mirë temat e tilla (p.sh. zgjedhja e profesionit, lidhja me partner dhe martesa) të vajzave dhe grave të reja, të cilat vet apo me familjet e tyre janë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër.
Së bashku do të zbulojmë, si t’i bëjmë dëshirat dhe paramendimet tua realitet.

Nefel

Unë jam pedagoge me diplomë dhe konsulente sistematike, 31 vjeç dhe punoj në Mädchenhaus Bielefeld e.V. (shtëpinë e vajzave në Bielefeld).
Qështjet në të cilat unë konsultoj janë ndër të tjera: të forcohen vajzat, dashuria-shoqëria-seksualiteti (p.sh. tema të tilla si virgjëria dhe prerja gjenitale), prevencioni, ndihma dhe mbrojtja në situata emergjente.
Shpesh vajzat janë të kufizuara në perditeshmerinë e tyre dhe nuk mund të zhvillojnë jetën, për të cilën ëndërrojnë. Ato kanë ndjenjen, se nevojat e tyre nuk përfillen fare. Ka shumë mundësi, se si mund të jetosh si një vajzë. Unë dua t’i forcoj vajzat, që ato vet t’i caktojnë vendimet e tyre, në mënyrë qe t’i bëjnë dëshirat dhe paramendimet e tyre realitet.

Sevgi

Unë jam pedagoge me diplomë dhe konsulente sistematike dhe punoj që nga viti 1999 në Mädchenhaus Bielefeld (shtëpinë e vajzave në Bielefeld). Unë i njoh mirë shqetësimet dhe frikat e vajzave dhe grave të reja, të cilat nuk pranojnë një martesë të detyruar ose të cilat dëshirojnë të shpëtojnë nga një martesë e detyruar. Unë ofroj këshillim personal, telefonik apo online për vajza dhe gra të reja si dhe për kujdestarët e tyre në gjuhën gjermane dhe në gjuhën turke.
Përveç kunsultimit të përgjithshëm mbi temën e martesës së detyruar me pika qendrore si parandalimi, dashuri e fshehur, anonimitet në arratisje, ambivalenca e personave të prekur, unë gjithashtu kam përvojë me temën e LGBTTI* si dhe me vajza dhe gra të prekura nga martesa e detyruar dhe të arratisura, të cilat kanë një status qëndrimi të paqartë.
Puna ime është forcimi dhe mbështetja e vajzave dhe grave të reja në kërkimin e tyre për një zhvillim të lirë të personalitetit. Çdo vajzë ka të drejtë për jetesë të pavarur!


Zine

Unë jam pedagoge me diplomë, 39 vjeç dhe punoj për gati 10 vjet në Mädchenhaus Bielefeld (shtëpinë e vajzave në Bielefeld). Gjatë gjithë karrierës sime profesionale kam punuar me vajza me një prapavijë migrimi si dhe me kushtet e tyre të jetesës në Gjermani. Shpesh vajzat janë rrethprerë në të drejtat e tyre themelore për shkak të gjinisë së tyre femërore dhe kanë nëvojë për guxim dhe inkurajim. PërUnë jam pedagoge me diplomë, 39 vjeç dhe punoj për gati 10 vjet në Mädchenhaus Bielefeld (shtëpinë e vajzave në Bielefeld). Gjatë gjithë karrierës sime profesionale kam punuar me vajza me një prapavijë migrimi si dhe me kushtet e tyre të jetesës në Gjermani. Shpesh vajzat janë rrethprerë në të drejtat e tyre themelore për shkak të gjinisë së tyre femërore dhe kanë nëvojë për guxim dhe inkurajim. Përvoja ime shumëvjeçare në punën si konsulente më lejojnë ti shoqëroj dhe ti mbështes vajzat pikërisht në këto pika.