Leichte SpracheDeutschEnglishTürkçeShqiptarArabischKurdî

Informacione tjera

Çfarë duhet/dëshiron të dish ti akoma:

 

1.             Sa kohë zgjat, derisa unë të marr një përgjigje nga ju?

Ne përpiqemi që e-mail-it tënd t‘i kthejmë sa më shpejt përgjigje, dhe ti do të marrësh përgjigje nga ne jo më vonë se ditën e tretë, mbasi ti të na kesh shkruar! Por nëse ti ne na shkruan të premteve apo në fund jave, atëherë mund të ndodhë, që përgjigjen ta marrësh të martën apo të mërkurën, mbasi ne nuk punojmë në fund jave. Në rast se ti ne na shkruan në gjermanisht, anglisht, apo turqisht, ne mund t’i përgjigjemi direkt email-it tënd. Pyetjet, të cilat na vinë në shqip, në gjuhën kurde apo rusisht, ne ia lëmë përkthyesve për t’i përkthyer. Prandaj kalon një kohë më e gjatë, deri sa ti të marrësh një përgjigje nga ne. Por ti duhet të kesh besim, se me pyetjen tënde ne veprojmë në mënyrë absolute në fshehtësi!

 

 

2.             Unë po pres tashmë më gjatë dhe nuk jam e bindur, nëse ju e keni marrë mesazhin tim!

Në fakt një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, por ndonjëherë ndoshta pas saj mund të fshihet një problem teknik dhe që ne ndoshta e-mail-in tënd nuk e kemi marrë. Në këtë rast është e mira dhe e rëndësishme, që ti mesazhin tënd të na e dërgosh edhe njëherë!

 

 

3.             Për çfarë arsye do të më duhet të dal?

Daljen ti duhet ta konsiderosh si të tillë, tamam sikur mbyll dhomën tënde duke mos lejuar hyrjen e të paautorizuarve. Në rast se ti nuk bën daljen, ti vazhdon të jesh brënda, pra dera e dhomës tënde është akoma e hapur! Pastaj një personi do t’i jepej mundësia (shih pikën 6) që të thërriste përsëri faqen tonë të konsultimit dhe të lexonte e-mail-et. Butonin për daljen do ta gjesh sipër, në anën e majtë të faqes!

 

 

4.             Unë kam harruar fjalëkalimin. Ç’farë duhet të bëj?

Në pikën e menysë ‚Unë kam harruar fjalëkalimin?’ ti mund të dërgosh një fjalëkalim të ri, pikërisht vetëm atëherë, në rast se ti gjatë regjistrimit na ke njoftuar neve adresën tënde të e-mail-it. Në rast të kundërt ti duhet të regjistrohesh përsëri dhe të na shkruash neve, se kush të ka këshilluar ty deri më tani dhe për çfarë ka qenë fjala tek ti. Për ne kjo është e rëndësishme, me qëllim që të kemi mundësi të të rendisim.

 

 

5.             Për çfarë arsye do të më duhet të hyj? Përse nuk mjafton vetëm kjo, që unë juve t’ju dërgoj normalisht një mail?

Për të qenë e sigurt, që mesazhi yt nuk do të lexohet nga persona të tjerë, është e rëndësishme, që e-mail-i yt të dërgohet i shifruar. Nga hyrja e mbrojtur e-mail-i yt dërgohet më tej në një server të siguruar. Këtu krijohet një postë elektronike pë ty, tek e cila vetëm ti – përmes fjalëkalimit – do të kesh mundësi të futesh dhe që neve fillimisht do të na duhet fillimisht të hymë në të. Në rastin e dërgimit të një e-mail-i ‚normal’ sfera jote private nuk është e mbrojtur mjaftueshëm. Kjo mund të krahasohet me dërgimin e një kartoline, e cila mund të lexohet nga gjithkush.

 

 

 

 

6.             Çfarë duhet të bëj unë, në mënyrë që kërkush të mos marrë vesh, që unë ju kam shkruar juve?

Ndoshta edhe ti ke dëgjuar ndonjëherë, se interneti nuk harron? Për fat të keq kjo ndodh, në rast se ti nuk je e mbrojtur në mënyrë të mjaftueshme, atëherë sfera jote private nuk mund të sigurohet mjaftueshëm! Kjo për konsultimin online do të thotë, që ti ndoshta nuk ke dëshirë, që nëna jote, babai yt, vëllai yt, të mësojnë, që ti na ke shkruar neve/dhe se çfarë web faqesh ke përdorur. Ti mund ta evitosh këtë kontroll, në rast se ti në Browser-in tënd do të vendosësh të ashtuquajturin ‚Modus privat’. Për këtë ti duhet që në panelin e sipërm të menysë së Browser-it tënd të zgjedhësh pikën ‚Extras’. Ndërsa tek Firefox ti duhet të klikosh në pikën ‚Moduset privatë’, në internet explorer ti duhet të aktivizosh ‚InPrivate-Browsen’.

Ekziston mundësia që ti shenjat e lëna prej teje t‘i fshish edhe më pas. Për këttë duhet të informohesh në programin ndihmë të Browser-it të përdorur prej teje.