Leichte SpracheDeutschEnglishTürkçeShqiptarArabischKurdî

Hap pas Hapi

Hap pas hapi drejt konsultimit diskret online!

 

A është kjo pyetja jote e parë në konsultimin online?

 

…….atëherë kliko butonin, ti dëshiron të na shkruash diçka? / ti dëshiron të hysh përsëri?’  

 

*      Ti je futur tashmë brënda në konsultim. Këtu në fushën ‚Mesazhe’ mund të shkruash atë, që ti ke në zemër. Për ‚Rreshtat subjekti’ ti duhet të gjesh një titull, që është i përshtatshëm për ty.

 

*      Me qëllim që konsultimi të bëhet i fshehtë, dhe që pyetjen tënde të mos e lexojë ndonjë person i tretë, do të pyetesh në lidhje me emrin përdorues dhe fjalëkalimin. Emri përdorues është një emër fantazie, thjeshtë i përzgjedhur. Vetëm me këtë emër dhe fjalëkalimin përkatës mund të lexosh në të ardhmen përgjigjen. Ruaje të siguruar emrin tënd përdorues dhe fjalëkalimin, në mënyrë që të mos identifikohet dikush tjetër me emrin tënd!

 

*      Fjalëkalimi yt duhet të përmbajë të paktën 6 shenja pikësimi dhe të përbëhet nga gërma dhe numra (a-z, A-Z dhe numrat 0-9). Ai duhet të jetë në raport me diçka tjetër, dmth të jepet pa lënë vend bosh në shenjat e pikësimit. Kujdes: E rëndësishme është, që ti aty të bësh kujdes në shkrimin me gërma të mëdha dhe të vogla! Pra nëse ti për ‚fjalëkalimin’ tënd ke zgjedhur shkrimin me gërma të vogla, atëherë ti gjithmonë da ta shkruash atë me gërma të vogla!

 

Tashmë në serverin tonë të konsultimit është rezervuar për ty një postë elektronike, ku të drejtën e hapjes së saj e ke vetëm ti dhe këshilltarja jote!

 

*      Përpara se ti të na dërgosh mesazhin tënd, ti do të pyetesh, nëse ti i pranon kushtet e përdorimit! Megjithëse kjo në fillim ndoshta duket pak e mundimshme, ti prapë se prapë duhet të lexosh tekstin me kujdes. Këtu do të marrësh informacione të tjera të rëndësishme për konsultimin online!

 

*      Tani ti mund të na e dërgosh neve mesazhin tënd. Për këtë ti duhet të klikosh në butonin ‚dërgo mesazhin’.

 

*      Për të fshirë gjurmët e tua në internet, pra që kërkush të mos e kuptojë, që ti na ke shkruar neve, e rëndësishme është, që ti të dalësh në fund të konsultimit! Butonin për këtë do ta gjesh sipër, në anën e majtë të faqes!

 

Ne do të mundohemi që pyetjes tënde t‘i kthejmë përgjigje brënda 3 ditësh. Në raste të veçanta mund të zgjasë edhe më gjatë. Për këtë lexo me vëmëndje kushtet e përdorimit!

 

*      Tekstin e shkruar prej teje, fillimisht ti mund ta ‚regjistrosh si version paraprak’. Mbasi ndonjëherë mund të ndodhë edhe kështu, që ti nuk ke shumë kohë në dispozicion, që ta shkruash mesazhin deri në fund me qetësi, sepse mund të kesh lënë takim, sepse mund të të kenë shqetësuar etj., dhe kështu mesazhi do të ruhet për aq kohë në postën tënde elektronike, deri sa ti të hysh herën tjetër përsëri në të.

 

Në rast se ti dëshiron patjetër të marrësh një njoftim nga ne, sapo që ne të jemi përgjigjur pyetjes tënde, atëherë lutesh të japësh adresën tënde të e-mail-it!

Por ky informacion është me dëshirë!

 

Më pas ti do të pyetesh për moshën tënde, për vendbanimin tënd, etj. Informacionet janë me dëshirë! Ne i bëjmë pyetjet, me qëllim për të patur mundësi të të mbështesim ty më mirë! Ndonjëherë do të jetë mirë për ne dhe për ty ndihë, në rast se ne prej teje do të marrim disa informacione, si p.sh. lidhur me moshën tënde, apo nëse ti jeton në zonë rurale apo në një qytet, etj. Nga ana tjetër, puna qëndron aty, se ne këto të dhëna do t’i vlerësojmë në mënyrë statistike. Kjo ka përparësi, se përmes kësaj bëhet e qartë, se tek ne njoftohen shumë vajza, mbasi ato dëshirojnë të konsultohen dhe që ofertat e veçanta të konsultimit janë shumë të rëndësishme për vajzat dhe gratë e reja.